MENU
klinika

1000 instalime në javë

“Çatia me xham diellor”, zbulohet versioni i ri

28.10.2019 - 19:19

Drejtori i Përgjithshëm i Tesla-s, Elon Musk ka njoftuar versionin më të ri të “pllakave diellore për çati” të kompanisë, të cilën ai e quajti “çatia me xham diellor”

Sipas mediave të huaja, ky është versioni i tretë i produktit të çatisë diellore të Tesla dhe i pari që kompania shpreson të instalojë në një numër të madh shtëpish dhe jo vetëm.

Musk ka thënë pas njoftimit se ai shpresonte të kapin deri në 1000 instalime të çatisë diellore në javë “në disa muajt e ardhshëm”.

Kostoja e parashikuar e një “çatie diellore” prej 2.000 metra katrorë është 33.950 dollarë, sipas Tesla, për të cilën Musk tha se duhet të jetë më pak se kostoja e një çatie mesatare që ka të instaluar panele diellore.

Musk komentoi versionin tre të çatisë diellore duke thënë: “Unë mendoj se ky është një produkt i shkëlqyer. Në versionet një dhe dy, ne kishim akoma disa gjëra për të zbuluar. Versioni tre mendoj se është përfundimisht gati për ‘arritjen e madhe’”.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”