Sikur mos mjaftonte debate me trajnerin e Kukësit, Shpëtim Duro, tekniku italian i Partizanit, Franco Lerda, është përplasur edhe zëvendësin e tij Dritan Mehmeti.
Trajneri i Partizanit është konfrontuar fizikisht me ndihmësin e tij menjëherë pas barazimit me 0-0 Kukësin. Lajmin e përcjell gazeta Panorama Sport”.
Nuk dihet ende arsyeja pse dy trajnerët e kuq janë përplasur, por sipas informacioneve, situata mes tyre u tensionua që gjatë ndeshjes në pankinë, për të shpërthyer para se të hynin në dhomat e zhveshjeve.
Kujtojmë që gjatë korrikut të këtij viti, Lerda është përplasur edhe një herë tjetër me Dritan Mehmetin, por edhe me përgatitësin Corado Sachone. Në atë kohë, klubi i doli në krah Lerdës, ndërkohë Sachone u largua.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë nesër, kur ngjarja e shëmtuar të zbardhet. Fati i dy trajnerëve mbetet në dorë të drejtorit Olsi Rama dhe presidentit Gaz Demi.