MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 10

S’ka fitues mes pretendentëve, paqe edhe në Vlorë

28.10.2019 - 20:19

Është mbyllur java e 10-të e Superiores, që përkon me startin e fazës së dytë. Emocione, grintë, përplasje nga fusha në pankinat respektive, por vetëm një barazim 0-0 mes Partizanit e Kukësit në stadiumin “Selman Stërmasi”.

“Demat e Kuq” marri kryesimin të vetëm me 18 pikë, një pikë më shumë se Bylis e Tirana, ndërsa Kukësi mbetet 3 pikë pas Partizanit.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar me të dy skuadrat që ishin shumë të kujdesshme dhe nuk sulmuan me të gjitha forcat. Partizani kishte një rast të mirë me Erald Çinarin, teksa goditi traversën. Tentativat e Kukësit me Abazajn dhe Gavazajn ishin sporadike, pasi u ndje mungesa e Shkurtajt.

Pjesa e dytë kishte më pak lojë efektive. Minutat e fundit u shoqëruan me tension, por përfundimisht një barazim 0-0 pa gola mes dy skuadrave pretendente për titull.

Ndërsa Flamurtari dhe Skënderbeu u ndanë në barazim 1-1. Ishte vlonjati Dejvi Bregu ai që shënoi i pari për të kaluar miqtë në avantazh 0-1 në minutën e 23’.

Një epërsi kjo e korçarëve që ka zgjatur më pak se 20 minuta, pasi në të 41’, vendasit kanë rivendosur ekuilibrat me Xhevahir Sukaj, që sigloi rezultatin në 1-1 të pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit.

Barazim ky që në fakt nuk i shërben asnjërës prej skuadrave, veçanërisht Flamurtarit që dergjet në agoni në vendin e fundit të klasifikimt me vetëm 3 pikë fundit të klasikimt me vetëm 3 pikë Në anën tjetër, Skënderbeu në kuotën e 14 pikëve renditet në vendin e 7-të, por vetëm 4 pikë larg kreut të klasikimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN