MENU
klinika

Veteranët dhurojnë spektakël

Karton i verdhë, selfie, supergol…“show” i legjendave

30.10.2019 - 14:22

Braziliani Kaka është ndëshkuar me karton të verdhë nga një gjyqtare në një sfidë miqësore. Kjo ka ndodhur në takimin që legjendat e Brazilit dhe ata të Izraelit po zhvillonin një miqësore për kënaqësi dhe bamirësi.

Përtej rezultatit, që në këto raste nuk ka rëndësi, ka bërë xhiron e rrjetit momenti kur gjyqtarja e sfidës, ndalon ndeshjen pa ndonjë arsye. Në fakt, ajo ka pasur diçka me Kaka.

Ish-mesfushori brazilian ishte në zotërimin e topit në mesfushë, kur gjyqtarja vendosi të ndalë lojën dhe ta ndëshkojë me karton të verdhë. Një veprim të cilin Kaka nuk e kuptoi, por më pas gjithçka u qartësua.

Pasi mbaroi punë me kartonin, arbitrja nxori nga xhepi i saj telefonin dhe përfitoi nga momenti për të shkrepur një selfie me legjendën braziliane.

Kaka, Cafu, Rivaldo dhe Ronaldinho u lidhën si një orkestër muzikore e sprovuar për të krijuar jo një këngë, himn apo melodi, por një gol të shkëlqyeshëm. Shijoni klasin e tyre, edhe pse kanë vite që janë “pensionuar” nga fushat e blerta…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spektakolar si Maradona e Weah

75 metra me top, supergol i Gervinho

Rasti më i çuditshëm (Video)

Goli anulohet, arsyen e di vetëm gjyqtari