MENU
klinika

Rasti më i çuditshëm (Video)

Goli anulohet, arsyen e di vetëm gjyqtari

04.09.2018 - 12:06

Ka shumë raste kur golat anulohen, por gjithnjë ka një arsye, ndoshta nganjëherë anulohen gabim, por të paktën ka një arsye. Por rasti i fundit që vjen nga Skocia ka habitur të gjithë, gjyqtari anulon golin dhe jep rivënie anësore.

Ndeshja mes Patrick Thirstle dhe Morton ka qenë ndeshja në të cilën është shënuar një supergol, që u pa nga të gjithë, u festua në fushë, edhe nga tifozët, por për gjyqtarin ishte vetëm një rivënie anësore, megjithëse topi nuk kishte aspak lidhje me anësoren.

Topi fillimisht preku traversën dhe pasi hyri në portë, doli sërish jashtë pa e prekur thuajse fare rrjetën. Më pas vjen goli, por gjyqtari çuditërisht, pasi u konsultua me anësorin, vendosi të anulonte golin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Supergol i Quagliarella (Video)

Gol spektakolar në sfidën Sampdoria-Napoli