Ajo që ne sot quajmë ‘internet’, me fuqinë për të lëvizur zgjedhjet ekonominë dhe trendet, ka fillet në një rrjet të vogël me vetëm katër nyje: në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles; Institutin e Kërkimeve Stanford; UC Santa Barbara; dhe Universiteti i Utah.
Mesazhi i parë i dërguar mbi atë rrjet, më 29 tetor 1969, ishte vetëm me dy shkronja: LO.
Por ajo që ndodhi me të vërtetë është që programuesi i UCLA, Charley Kline, u ul në një kompjuter SDS Sigma 7 dhe u përpoq të regjistrohej në sistemin pritës të Institutit të Kërkimeve Stanford SDS 940 nga Agjensia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar, e njohur edhe si Arpanet.
Kline po përpiqej të shtypte komandën LOGIN, por sistemi ngeci vetëm pas dy shkronjave të para.
Mesi i viteve ’90 panë ardhjen e world wide web (www) dhe e-mail u bë protokolli mbizotërues në internet. Që nga atëherë, interneti ka përfshirë gati çdo aspekt të jetëve tona.