MENU
klinika

Kupa e Anglisë

10 gola në “Anfield”, Liverpool-Arsenal vendoset nga penalltitë

30.10.2019 - 22:37

“Çmenduri” në “Anfield”! Plot 10 gola janë shënuar mes Liverpool dhe Arsenal, me rezultatin e përgjithshëm 5-5 dhe dy ekipet shkojnë te penalltitë, ku kualifikohet Liverpool me 5 gjuajtje perfekte.

Ndeshja ka nisur me një gol të Shkodran Mustafit në 6’, por Arsenal ka arritur të përmbysë. Skuadra e Emery ka arritur ta bëjë këtë në harkun e gjashtë minutave. Në fillim ka barazuar me Torreira-n në minutën e 19-të dhe më pas ka realizuar të dytin në të 26-ën me talentin 18-vjeçar Martinelli.

Ylli i 18-vjeçar ka qenë protagonist edhe 10 minuta më vonë, duke realizuar edhe golin e tretë të Topçinjve pas një gafe të mbrojtjes të Të Kuqve. Gjithsesi, Milner me penallti ngushton diferencën në 2-3 në pjesën e parë.

Në fillim të pjesës së dytë, Arsenal shënon golin e katërt. Por Liverpool hap ndeshjen me dy gola të shpejtë dhe rezultati barazohet në 4-4. Megjithatë, Arsenal shënon një supergol në 70’ me Willock.

Kur e mendua se Arsenal u kualifikua, në minutën e katërt shtesë Liverpool barazon me Origi. Ndeshja shkon me penallti ku Liverpool nuk gabon në asnjë gjuajtje kundrejt 4 të Arsenal.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN