MENU
klinika

Kupa e Anglisë

Manchester City kalon pa probleme në çerekfinale

29.10.2019 - 22:36

Manchester City ka marshuar në çerekfinale të EFL Cup në Angli, duke fituar 3-1 në shtëpi ndaj Southampton. Një ndeshje që praktikisht është mbyllur thuajse që në pjesën e parë.

Otamendi dhe Aguero shënuan në 45 minutat e para, duke qetësuar trajnerin Guardiola dhe shokët e ekipit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në fillimin e pjesës së dytë shënon sërish Aguero, duke vulosur gjithçka sa i përket kualifikimit. Goli i miqve në 75’ thjesht ishte gol nderi, pasi ishin të pafuqishëm për të bërë më shumë.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN