Drejtori i përgjithshëm i Twitter, Jack Dorsey ka bërë të ditur nëpërmjet në postimi, se platforma që ai drejton, nga muaji nëntor më nuk do të shpërndajë reklama politike, të cilat do të ofronjnë mesazhe të padëshiruara te përdoruesit,.
“Kemi vendosur që t’i ndalojmë në mënyre globale, të gjitha reklamat politike. Ne besojmë se arritja e mesazheve politike duhet të fitohet, jo të blihet”, thuhet në postimin e Dorseyt, që menjëherë u pëlqye dhe u shpërnda me dhjetëra mijëra herë.
Për të arsyetuar këtë vendim, Dorsey shkroi edhe disa postimet tjera, për të treguar se reklamat që kanë të bëjnë me politikë, më nuk do të jenë pjesë e këtij rrjeti social.
Sipas tij, reklamimi nëpërmjet internetit ka ndikim të fuqishëm komercial, mirëpo sa i përket politikës, mund të ketë rreziqe të mëdha, sepse vota e hedhur mund të ndikojë në jetën e miliona njerëzve.
Doresey tha se për reklama të caktuara me natyrë politike, siç janë ato në mbështetje të regjistrimit të votuesve, do të bëhen përjashtime.