Përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian protestuan në Gjirokastër kundër Këshillit bashkiak, dhe për të drejtat, sipas tyre, të mohuara.
Ata fajësojnë këshillin Bashkiak të qytetit të cilin, në mënyrë simbolike, e shpallën non grata.
Kreu i Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë, që mbron të drejtat e këtij komuniteti, foli për të drejta e mohuara.
Diskriminimi, mungesa e shërbimeve, punësimit dhe arsimimit janë problematika që këto komunitete hasin, jo vetëm në Gjirokastër.
Integrimi i romëve, mbrojtja e të drejtave të njeriut, dhe politikat antidiskriminuese ka qenë mes 5 prioriteteve të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.