MENU
klinika

Kjo ishte kisha e Gjon Pagëzorit?

Fshati “pa emër” ku jetoi nëna e Aleksandrit, motër e Pirros

02.11.2019 - 09:04

     Zona me largësi thuajse dhjetë kilometra nga Janina, më parë kishte emër shqiptar dhe banohej sigurisht nga vendasit, shqiptarët./Konica.al

Deri në vitin 1927. Fshati i Kastricës quhej “Barkmadhi” ose “Brakmadhi”, por meqenëse emri i këtij fshati kishte kuptimësinë e fjalës të gjuhës shqipe, atëherë me dekret të Mbretërisë së Greqisë, të 1 prillit 1927, FEK A76/1927, fshatit iu ndërrua emri, sikur edhe shumë fshatrave të tjerë në Epir.

 

Kastrica ose Barkmadhi ndodhet buzë liqenit, gati dhjetë kilometra larg qytetit të Janinës. Sipas disa të dhënave, në këtë fshat në vitin 1196 është ndërtuar manastiri katolik i Shën Gjon Pagëzorit. Pra, banorët e këtij fshatit i përkisnin besimit katolik. Ndërsa, kisha dhe manastiret e ritit ortodoks, datojnë në vitin 1765.

Sot, kisha katolike e Shën Gjon Pagëzoit është kthyer në kishë ortodokse. Në territorin e këtij fshati, janë gjetur vendbanime të lashta arkeologjike, varre, enë qeramike.

 

Ka hipoteza që vendbanimi i lashtë që është gjetur në kodrën e Kastricës-Barkmadhit, të jetë pallati ku ka jetuar Olimbia – nëna e Aleksandrit të Madh dhe motra e mbretit Pirro.

 

 

Duhet thënë se fshatrat në Epir apo Çamëri, ku kanë jetuar shqiptarët, janë zbuluar gjurmë të vendbanimeve të lashta. Nga gjenocidi grek ndaj shqiptarëve në Epir, grekët vendosën në ato troje, ortodoksë të ardhur nga Karpatet dhe Azia e Vogël.

Më tej, me dekrete të veçanta Greqia ndryshoi nga viti 1913 e deri 1960, të gjitha toponimet që ishin me fjalë të gjuhës shqipe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dumas: Si e njoha Ali Pashën

“Shqiptarët kanë ligj shpagimin”


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen