MENU
klinika

"Duhet treguar më e mira e shpirtit socialist"

Zgjedhjet në PS/ Spiropali takim me Komisionet Zgjedhore

02.11.2019 - 11:56

“Po përgatisim një proces zgjedhor shembull në Partinë Socialistë në Tiranë”, -tha sot koordinatorja e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, në takim sot me grupet e sapongritura të Komisioneve Zgjedhore.

Spiropali shtoi se ndihet e bindur që në 16 nëntor duhet treguar më e mira e shpirtit dhe organizimit socialist.

“Jemi të përqendruar maksimalisht në gjithë elementet që do i japin formë procesit zgjedhor”, theksoi ajo.

“Pikërisht këtë angazhim diskutuam me grupet e sapongritura të Komisioneve Zgjedhore të Qarkut të Tiranës, të cilët po përgatiten për një proces zgjedhor shembullor”-tha ajo.