MENU
klinika

Serie A, Java 11

Roma thyen Napolin dhe kap vendin e tretë

02.11.2019 - 16:57

Napoli nuk është më një pretendent në Serie A. Pas dy barazimeve radhazi, Napoli është mposhtur sot në “Olimpico” nga Roma, që me fitoren 2-1, kap vendin e tretë dhe me të drejtë mund të pretendojë më shumë.

Roma shënon golin e parë me talentin Zaniolo. Sulmuesi verdhekuq reazlioi një supergol në 19’. Minuta të mira për vendasit, që fitojnë edhe një penallti me VAR. Por Kolarova shpërdoron, pret Meret në 26’. Pjesa e parë mbyllet 1-0.

Në pjesën e dytë, në 55’, sërish penallti për Romën. Veretout merr përsipër dhe 2-0 për vendasit. Napoli shokohet, por nuk dorëzohet. Në minutën e 72’, Milik ngushton diferencën në 2-1.

Në stadium ka pasur edhe thirrje raciste ndaj Koulibaly dhe ndeshja është ndërprerë. Pavarësisht përpjekjeve të miqve për të marrë një pikë, Roma mbahet fort dhe tashmë zona Champions është më e sigurtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon