MENU
klinika

Sondazhi për hetimin

2/3 e amerikanëve duan që Trump të largohet?!

02.11.2019 - 19:27

Sipas një sondazhi pjesa më e madhe e amerikanëve janë pro hetimit që mund të çojë në shkarkimin e presidentit, sesa kundër tij.

Megjithatë vetëm rreth një e treta thonë se hetimi duhet të jetë përparësi kryesore e Kongresit. Këto janë gjetjet e një sondazhi të ri të agjencisë së lajmeve Associated Press dhe Qendrës NORC për Kërkime mbi Çështje Publike.

Mbështetja e fortë për hetimin, shërben si një shenjë paralajmëruese për Shtëpinë e Bardhë të zotit Trump dhe zyrtarët e fushatës së tij për t’u rizgjedhur, të cilët kanë këmbëngulur se vazhdimi i hetimit do t’u kushtojë demokratëve në vitin 2020.

Por gjetjet paraqesin disa sinjale paralajmëruese edhe për demokratët.

Pjesa më e madhe e amerikanëve të përfshirë në sondazh thonë se anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve janë kryesisht të motivuar politikisht sesa e shohin çështjen si pjesë të detyrës së tyre. Ligjvënësit po hetojnë rreth marrëdhënieve të presidentit republikan me Ukrainën dhe nëse ai ka abuzuar me detyrën apo ka komprometuar sigurinë kombëtare falë një përpjekjeje të dyshuar për t’i bërë presion Kievit për të hetuar një kundërshtar politik të tij.

Vlerësimet mbi punën e presidentit në përgjithësi kanë mbetur të qëndrueshme edhe pse hetimet janë shpalosur me një ritëm të shpejtë.

Në përgjithësi, 47 për qind thonë se e mbështesin hetimin, ndërsa 38 për qind janë kundër. Ashtu si shumica e vlerësimeve ndaj presidentit Trump dhe Uashingtonit në përgjithësi, pikëpamjet rreth hetimit janë tejet të polarizuara.

Një shumicë dërrmuese e demokratëve e miratojnë hetimin për shkarkimin e presidentit, përfshirë 68 për qind që e mbështesin atë fuqishëm.

Ndërkohë 64 për qind e republikanëve.thonë se Presidenti Trump nuk ka bërë asgjë të gabuar.

Megjithatë edhe në mesin e republikanëve një pjesë modeste e tyre mendojnë se Trump ka bërë diçka të gabuar. Rreth 28 për qind mendojnë se ai bëri diçka joetike, ndërsa 8 për qind mendojnë se ai ka shkelur ligjin.

Nga Zëri i Amerikës

Sfidat me të cilat duhet të përballet

Analiza e The Telegraph: Vakumi i lidershipit në BE

Putin: I gatshëm për të biseduar me Trump

Presidenti rus propozon “duel raketash” me SHBA, në Kiev!

Zotimi i presidentit të zgjedhur mund të ndajë familje

Kush janë imigrantët që mund të preken nga plani i Donald Trump

Cilët janë 9 gjeneralët e vrarë që nga fillimi i luftës

Vrasja e Kirillov hap edhe një herë “Kutinë e Pandorës”

Analistët “varrosën” planin e Putinit

Rusët “në delir”, do të shpallin fitoren në 2025