Heroi ynë legjendar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si një pjesë e pamohueshme e historisë së Shqipërisë europiane, kur ai ngulte themelet e shqiptarizmit e krishtërimit, mbetet vlera më e pakontestueshme e një vendi në udhëkryqin mes lindjes e perëndimit… si Shqipëria e kontekstit aktual politik.
Evropa e nderon po ashtu, si hero: si shqiptari që luftoi pakrahasueshëm dhe udhëhoqi si strateg./Konica.al
Krahas historisë dhe dokumenteve që arkivat e huaja ruajnë për këtë periudhë të ndritur të Shqipërisë dhe shteteve përreth, në mbarë botën ku gjenden shqiptarë, nuk reshtin aktivitetet kulturore për të kujtuar e për të mbajtur gjallë, rrënjët e lashta të popullit shqiptar kudo gjendet.
Këto ngjyra do të ketë muaji nëntor, në qytetin e Parmës në Itali, ku do të shënohen një sërë eventesh të tilla, sipas njoftimit të ministrisë së Diasporës.
“Nëntori, muaji i kulturës shqiptare në Parma, Itali. Gjatë këtij muaji, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, si koncerti “Agimet shqiptare”, me pjesëmarrjen e të rinjve shqiptarë, studentë në konservatorin e Parmës dhe grupit të valleve “Scanderbeg”, apo çelja e klasës së gjuhës shqipe në këtë qytet etj.”
Ndërsa është theksuar mes të terash, se ky varg aktivitetesh do të kulmojë me vendosjen e bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.