03.11.2019 - 08:32
Lëkura e bukur, e pastër dhe e butë është ëndrra e shumë vajzave dhe grave.
Në fakt për ta arritur këtë, nuk është diçka e pamundur. Dhe rruga e vërtetë nis brenda. Të qenit i bukur nga brenda, pra kur gëzon një shëndet të plotë të organeve, patjetër kjo do të reflektohet edhe jashtë.
Ju sugjerojmë 6 hapa fare të thjeshtë që duhet t’i merrni parasysh për ti pasur në plan të parë çdo ditë. Cilat janë ato?
Hidhi një sy:
- Lajeni fytyrën dy herë në ditë
- Masazhojeni fytyrën të paktën 1 herë në javë
- Vendosni krem mbrojtës dielli çdo ditë
- Pini shumë ujë gjatë një dite. Të paktën 2 litra
- Bëni maska fytyre rregullisht
- Flini gjumë mjaftueshëm
Sa të pamundura të duken? Atëherë pyetja ime është e thjeshtë: Kur ke ndërmend ta marrësh situatën në dorë?