03.11.2019 - 19:11
Edhe pse nata e Halloween ka kaluar personazhet e famshëm vazhdojnë të postojnë fotografi me kostumet e tyre speciale si dhe nga festat e çmendura.
Ajo çfarë sapo zbuluam është se vajzat shqiptare Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina kanë kaluar këtë natë në Paris të Francës nën shoqërinë e yjeve më të përfolur të futbollit.
Ka qënë vetë Beatrix e cila në Instagram ka postuar një foto me brazilianin Neymar dhe francezin Mbappe.
Nuk e dimë nëse kjo ka qënë një rastësi apo vajzat kanë qënë të ftuara speciale në këtë festë.
Nga ana tjetrër Neymar ka publikuar foto nga kjo natë por vetëm mes miqsh dhe shokëve te skuadrës Paris Saint Germain.