MENU
klinika

Pas humbjes së turpshme

Bayern lajmëron zyrtarisht: Shkarkohet Kovaç!

03.11.2019 - 22:09

Pritej një gjë e tillë dhe kështu ka ndodhur. Pas humbjes së turpshme 5-1 nga Eintracht Frankfurt, Bayern Munchen ka lajmëruar se Niko Kovac nuk është më trajner.

“Paraqitja e skuadrës tonë në javët e fundit dhe rezultatet kanë treguar se kishte nevojë për veprim. Unë, Honnes dhe Salihamidziç kishim një bisedë serioze me Niko këtë të diel, duke arritur konsensusin, sipas të cilit, ai nuk është më trajneri i Bayern.

Ndjejmë keqardhje për këtë zhvillim, dua ta falënderoj Niko Kovaç në emër të klubit për punën që ka bërë, sidomos duke fituar dy trofetë në edicionin e kaluar”, – shpjegoi Karl Heinz Rummenigge në komunikatën zyrtare.

Hans Flick, asistenti i tij, do të drejtojë ekipin në ditët në vazhdim, duke përgatitur skuadrën për pjesëmarrjen në Champions League ndaj Olympiacos, si dhe duelin në kampionat të fundjavës së ardhshme ndaj rivalëve të Borussia Dortmund.

Ndërkohë, emri më i lakuar për të zvënë vendin e Kovaç është ai i Massimilano Allegri-t, i mbetur pa punë që pas largimit nga Juventus në fund të sezonit të kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin