MENU
klinika

Bundesliga, Java 10

Bayern pëson 5 gola dhe rrëshket i katërti

02.11.2019 - 17:24

Bayern Munchen ka pësuar humbjen më të turpshme të vitit dhe tashmë trajneri Niko Kovac është në rrezik konkret për t’u shkarkuar. Eintracht Frankfurt ka fituar 4-1 në shtëpi ndaj bavarezëve, me këta të fundit që bien në vendin e katërt.

Ndeshja ka nisur keq për miqtë, Boateng ndëshkohet me të kuq që në minutën e nëntë. Frankfurt shënon dy gola njëri pas tjetrit në 25’ dhe 33’. Megjithatë, Lewandowski sikur hap shpresat në 37’, teksa gushton në 2-1.

Por nuk ishte dita e Bayern-it. Vendasit shënojnë edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë, fillimisht në 49’ me Abraham dhe pastaj në Hinteregger në 61’.

Po nuk do të përfundonte këtu turpi i Bayern, pasi Paciencia në 85’ shënon golin e pestë. Me siguri që trajneri i bavarezëve do të largohet pas kësaj humbjeje.

Ndërkohë, kreun e ka marrë Borussia e Monchegladbach, teksa fiton 2-1 në Leverkusen. Gjithashtu, Dortmund ka marrë tri pikë me vlerë në shtëpi, pasi fiton 3-0 ndaj Wolfsburg, me 3 golat e shënuara në pjesën e dytë.

Spikat fitorja e thellë 8-0 e Leipzig ndaj Mainz, një rekord për këtë sezon. Leipzig mban vendin e tretë, një factor këto vitet e fundit në Bundesliga.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN