MENU
klinika

Trajneri portugez

Mourinho, i hapur për Bayern Munchen

02.04.2019 - 16:35

Trajneri portugez Jose Mourinho ia ka lënë derën hapur Bayern Munchen për t’i bërë ofertë, pasi portugezi e pranoi se do t’i pëlqente mundësia për të qenë trajner në Gjermani.

Gjatë javës së kaluar ishte raportuar se Bayern Munchen ishte interesuar për Jose Mourinhon, pasi Niko Kovac nuk po arrin të jetë bindës në sezonin e tij të parë me kampionin në fuqi gjerman.

Bayerni u eliminua nga Champions League në fazën e 1/8 të finale, pasi dështoi në dy përballjet me Liverpool. Po ashtu, kampioni në fuqi gjerman ka mbetur prapa Dortmundin në tabelën e Bundesligës këtë sezon.

mourinho jose
mourinho jose

Këto gjëra kanë bërë që të fillojnë spekulimet se Mourinho mund ta marrë drejtimin e klubit gjerman, pasi që ai e ka dëshmuar veten në nivelin më të lartë të futbollit gjatë karrierës së tij si trajner.

“Unë nuk e kam drejtuar asnjëherë ndonjë klub në Gjermani, kështu që pse jo? Do ta shohim. Do të më pëlqente ta provoja ta fitojë për herë të tretë titullin e Champions.

Me një klub të tretë do të ishte bukur fitorja në Champions dhe natyrisht të fitoj titullin e ligës për herë të pestë në ndonjë vend tjetër. Por, unë nuk e arrij gjithmonë atë që dua dhe ambiciet e mia janë të kufizuara nga kjo gjë” – u shpreh Mourinho.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN