MENU
klinika

Logoja e re

Drejtori ekzekutiv i Twitter ‘tallet’ me Facebook

06.11.2019 - 10:25

Facebook së fundmi zbuloi logon e re të kompanisë në mënyrë që të dallojë kompaninë Facebook nga aplikacioni Facebook, që konsumatorët të mund të përceptojnë lehtësisht produktet që vijnë nga monoliti i korporatës.

Marka e re personalizon tipografinë, duke i bërë të gjitha shkronjat e mëdha në mënyrë që të krijojë një dallim vizual midis aplikacionit dhe vetë kompanisë mëmë.

Sot, Jack Dorsey, Drejtori i Përgjithshëm i Twitter, u tall me ri-dizajnimin duke postuar në Twitter.

Referencat në postimin e Dorsey-t ka të bëj me bërjen e shkronjave të mëdha në logo.

Related image

Një çudi tjetër është se logoja e re vetëm me tekst do të shtohet në shërbime të ndryshme që posedon Facebook, veçanërisht Instagram dhe WhatsApp.

Një etiketë “Nga FACEBOOK” së shpejti do të shfaqet nën faqe të ndryshme për t’i kujtuar vazhdimisht përdoruesit, kompaninë mëmë që fshihet pas aplikacionit.

Dorsey shpesh shprehë problemet e tij me Mark Zuckerberg dhe Facebook.

Javën e kaluar, ai njoftoi se Twitter nuk do të lejojë asnjë reklamë të paguar politike të promovohet në faqe, për dallim nga politika e Facebook për mos kontrollimin e fakteve që tërhoqi kritika të mëdha.

Zuckerberg kishte mbrojtur argumentin që Facebook nuk duhet të censurojë politikanët, por Dorsey argumentoi se vendimi nuk ka të bëjë me shprehjen e lirë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”