Samsung ka njoftuar se disa nga modelet e saj më të vjetra të zgjuar të televizorëve do t’i japin fund mbështetjes për Netflix më 1 dhjetor 2019 për shkak të “kufizimeve teknike”, siç u vërejt për herë të parë nga BGR.
“Për shkak të kufizimeve teknike, Netflix nuk do të mbështetet më në disa pajisje që fillojnë nga 1 dhjetori 2019. Disa TV të zgjuar të Samsung janë prekur nga ky ndryshim. Në të ardhmen, Netflix mund të shihet nga shumë pajisje të tjera të afta për t’u lidhur me TV”.
Megjithatë, sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, nuk ka asnjë përmendje se cilat modele të televizorëve do të preken, dhe as faqja mbështetëse nuk ofron ndonjë informatë se cili është saktësisht “kufizimi teknik”.
Netflix gjithashtu ka një faqe mbështetëse që thotë se disa pajisje mund të humbasin mbështetjen e Netflix më 1 dhjetor.
Netflix thotë se pajisjet që do të humbasin mbështetjen do të marrin mesazhe të shumta kujtese përpara 1 dhjetorit.
Business Insider shkruan se i është drejtuar kompanive Samsung dhe Netflix për sqarime, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Por nëse ju jeni dikush, me të cilin smartphone i vjetër Samsung humbet mbështetjen e Netflix më 1 dhjetor, nuk është plotësisht e nevojshme të dilni dhe të blini një TV të ri.
Në vend të kësaj, mund të blini një pajisje për transmetimin e mediave që mund të futet në një nga portet HDMI të televizorit tuaj.