MENU
klinika

Shkëmbimi i territoreve

Ambasadori gjerman: Ndryshimi i kufijve krijon konflikte të reja

19.09.2018 - 22:10

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schiebe ka deklaruar sot se Gjermania po e ndjek e shqetësuar idenë e ndryshimit  të kufijve që u prezantua nga presidenti i Kosovës Thaçi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Këtë deklaratë ambasadori Schiebe e ka bërë gjatë një konference të organizuar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor në Beograd.

Gjermania dëshiron një zgjidhje të qëndrueshme për problemin e Kosovës” ka thënë ai.

Ambasadori ka shtuar se Gjermania është e shqetësuar pas diskutimeve për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij një gjë e tillë mund të krijojë konflikte të reja.

Ne jemi të shqetësuar dhe skeptik në lidhje me idenë e shkëmbimit të territorit, sepse kjo zgjidhje mund të krijojë problem edhe më të mëdha në të ardhmen”, ka thënë Schiebe në këtë konferencë të organizuar nga Qendra për Politikë të Jashtme, ku ishte i pranishëm edhe ministri Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

Ministri i Jashtëm serb Dacic ka thënë në konferencë se askush nuk do të ndryshojë kufijtë me forcë. Sipas tij ose do të ketë marrëveshje për këtë çështje, ose nuk do të ketë fare.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat