MENU
klinika

Zbulimi befasues...

Roma e lashtë, një përplasje kulturash?

08.11.2019 - 15:02

      Sipas një legjende nga historiani grek Dionisi i Halikarnasusit, princi Enea drejtoi një grup trojanësh në një lundërtim. Pas një kohe të gjatë në ujërat e thella, ata zbarkuan në buzë të lumit Tiber. Jo shumë kohë pas zbarkimit, burrat donin të vazhdonin rrugën përmes detit, por gratë që gjendeshin me ta, nuk donin të largoheshin. Njëra prej tyre, e quajtur Roma, u sugjeroi grave të tjera t’i digjnin anijet, për ta bërë të pamundur largimin nga brigjet. Në fillim, burrat ishin të inatosur me Romën, por më vonë e kuptuan se ndodheshin në një vend ideal për t’u vendosur. Ata e emërtuan këtë vend, me emrin e gruas që u dogji anijet…

Teksa Roma e lashtë ndërtoi themelet e qytetërimit, sot diskutohet të ketë qenë një qytet emigrantësh. Ajo ka qenë që nga fillimi, një kryqëzim qytetërimesh, me etni lindore, iraniane dhe ukrainase, të gjurmuara në profilin gjenetik të banorëve të saj të parë, falë analizave të ADN-së, nga 29 site arkeologjike, përmes të cilave u rindërtuan profilet e 12 000 vjetëve migrim.

Zbulimi, është koordinuar nga Alfredo Coppa, antropolog fizik pranë universitetit “La Sapienza” në Romë, Ron Pinhasi, antropolog nga Universiteti i Vjenës, dhe nga Jonathan Pritchard, gjenetist dhe biolog i Universitetit amerikan të Stanfordit.

 

“Për herë të parë një studim i një shtrirje kaq të gjerë, zbatohet në kryeqytetin e një prej perandorive më të mëdha të antikitetit, Romës. Identifikimi është bërë falë të dhënave biologjike, të popullsive gjatë fuqizimit të Perandorisë Romake’’, – theksuan autorët.

Të dhënat e analizave kanë qenë befasuese për studiuesit, të cilët, nuk prisnin të gjenin një diversitet kaq të gjerë gjenetik.

Rreth 8 000 vjet më parë, zona ku qyteti u formua, ishte e populluar nga gjahtarë dhe më pas, aty erdhën fermerë nga Lindjes e Mesme, Anadolli dhe Irani.

Të dhënat e zbuluara nga studimi sipas ADN-së, dëshmojnë edhe për popullsi të ardhur nga stepat e Ukrahinës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen