MENU
klinika

Pastrim parash

Dy qëndrime për hetimin ndaj Bashës

09.11.2019 - 16:51

Javën e ardhshme dosja hetimore ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë selisë blu, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi pritet ti kalojë për gjykim.

Dy prokurorët Ilir Karanxha dhe Gjergji Tako kanë rrëzuar hetimin për pastrim të parave duke lënë në fuqi vetëm atë të falsifikimit të formularëve dhe vulave.

Ndërkaq mësohet se prokurori i tretë Kol Hysenaj ka qenë kundër kësaj.

Po ashtu bëhet e ditur se ai ka kërkuar që argumentet ti paraqesë në dosjen, e cila do ti dërgohet më pas gjykatës.

Po ashtu burimet pranë trupës së hetimit kanë kërkuar që përfaqësuesi i Biniatta Trade, Nik Muzine, të dëshmojë sërish në proces edhe për akuzën e mbetur ndaj kryetarit të PD-së.

Megjithatë në bazë të kodit të procedurës penale do të jetë gjykata që do të vlerësojë nëse është i drejtë argumenti i dhënë nga trupa e akuzës apo do të kërkojë vijimin e mëtejshëm të proceduës.

Pas lajmit se hetimi për pastrim parash është mbyllur, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është shprehur se nuk është ai që ka lidhje me rusët, por ato i ka kundërshtari i tij politik.

Ç’përmban ligji i ri për studentët e Mjekësisë

Tre vite punë të detyruar ose paguajnë tarifën e plotë të studimit!

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!