MENU
klinika

Opozita e bashkuar

Basha nga Vlora: Jemi në emergjencë kombëtare, shteti ka rënë

20.09.2018 - 10:41

Kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha së bashku me aleatët e opozitës, kanë nisur seancën në Vlorë.

Në krah të kreut të PD-së Lulzim Basha kanë qenë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Basha që në nisje të fjalës së tij ka sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. E ka nisur me teatrin dhe më pas me drejtësinë.

Në sallën e kuvendit një maxhorancë e inkriminuar po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë e Europës. Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një tufë delesh u kapën flagrant në vjedhje, përmes një proceduar të përshpejtuar për grabitjen e pronës publike që të ngrinin 7 kulla me një vlerë 200 milionë euro. Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që nuk e kupton më se Edi Rama është një hajdut me damkë. U kapën në një akt vjedhje.

Nuk ka prokuror për të gjykuar banditët, kjo është vepra e Edi Ramës me reformën në drejtësi që është kthyer në instrument të politikës së lidhur me krimin. Shullazi Tahiri e Rama janë një.
Drejtësia në kolaps shteti në kolaps, pa gjykatë kushtetuese pa prokuror, nuk mund të jetë zgjidhja për kuvendin. Ne ndodhemi në emergjencë kombëtare, Prokuroria ka rënë siç e demonstron rasti Shullazi”, deklaroi Kreu i PD-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj