MENU
klinika

Shtrëngata dhe reshje shiu

Ja cila do të jenë qarqet më të prekura nga reshjet sot

10.11.2019 - 08:16

Ashtu si ditën e djeshme edhe sot priten reshje shiu në të gjithë territorin e vendit.  Reshje shiu do të priten gjatë ditës në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, por lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë.

Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta dhe mesatare në shumicën e tyre. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë, pasdite vonë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 19 °C

në vendet e ulëta: 12 / 19 °C

në vendet malore: 7 / 14 °C

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Ç’përmban ligji i ri për studentët e Mjekësisë

Tre vite punë të detyruar ose paguajnë tarifën e plotë të studimit!

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!