MENU
klinika

Thuajse gjithçka gati

Spektakël me muzikë e drita, “Arena Kombëtare” kalon testin

10.11.2019 - 20:56

Kur mbetet edhe një javë për të përuruar stadiumin e ri “Arena Kombëtare”, pak gjëra kanë mbetur për t’u vënë në vend. Më shumë mbeten për t’u rregulluar sheshet para dhe rrugët lidhëse, pasi brenda thuajse gjithcka është gati.

Dyert e stadiumit më të ri janë hapur në mbrëmjen e sotme, teksa “Arena Kombëtare” pati provnë e fundit para ndeshjes kualifikuese të Shqipërisë, atë të datës 17 nëntor ndaj Francës.

Në impiantin e ri u luajt ndeshja e futbollit të femrave mes Vllaznisë dhe Apolonisë. Takimi ka nisur me himnin e Champions League, për të provuar edhe foninë para ndeshjes së parë zyrtare.

Një provë e kaluar me sukses, ndërkohë që gjithçka duket gati për të pritur kampionët e botës dhe yjet e saj për të inauguruar stadiumin.

Sakaq, sfida nuk ka zgjuar interesin e shumë tifozëve, pasi nuk ka një prani të konsiderueshme, megjithatë prania e tyre ka shërbyer gjithashtu për të vënë në provë dhe për të parë funksionimin e sistemit të kontrollit të biletave.

Çdo gjë po shkon sipas parashikimeve, dhe stadiumi është gati të marrë aprovimin e UEFA-s. Ndërkohë, testin e ka kaluar edhe prova me dritat, madje duke krijuar një spektakël me to.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i FSHF-së për “Arena Kombëtare”

Duka mbyll “gojët e liga” për përurimin e stadiumit


Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”