Që prej 2017 Apple ka braktisur skanerët e shenjave të gishtërinjve Touch ID në iPhone dhe në 2020 shumë entuziastë presin që ky inovacion të rikthehet në formën e një skaneri të integruar nën ekran krahas Face ID.
Sipas raportimeve që vinë nga Cupertino, kompania ka filluar seriozisht të mendojë implementimin e një skaneri të shenjave të gishtërinjve.
Një patentë aplikuar në Maj të 2018-ës nga Apple tregon një orë inteligjente Apple Watch me skaner të shenjave në ekran. Gjithashtu Apple ka zhvendosur antenat për konektivitet të dhënash dhe GPS në rripin e orë për ta bërë orën më të hollë.
Kjo teknologji mund të integrohet në iPhone që nga viti i ardhshëm me një Touch ID nën ekran. Si gjithnjë ekzistenca e një patente nuk siguron se idetë eksperimentale mund të bëhen realitet por të paktën Apple është duke i konsideruar në një të ardhme të afërt