MENU
klinika

Opozita në Vlorë

Opozita jo dhe aq e bashkuar? Dule bojkoton mbledhjen

20.09.2018 - 12:29

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ishte sot pjesë e tryezës së opozitës në Vlorë, duke bërë në këtë mënyrë zyrtare kalimin e tij nga mazhoranca me opozitën.

Ai u shpreh se vendi ka nevojë për një opozitë të re kundrejt kësaj mazhorance arrogante.

“Vlerësim për ju për qëndresën dhe gjithçka keni bërë si opozitarë. Nuk kemi ardhur këtu të zhvendosim kënd, kemi ardh si vlerë e shtuar. Jemi në habitatin tonë, edhe për prioritetet që ne kemi. Të gjithë ndajmë bashkë c’ka ndodh përditë. Kjo maxhorancë prej 5 vjetësh ka cuar ekonominë në drejtim të paditur. Shqiptarët po varfërohen cdo ditë, ndërsa Rama ndan koncensionet me një grup oligarkësh. Sot opozita numerikisht është në maxhorancë, sot si raport forcash jemi në maxhorancë, por ka ardhur dita ti japim shqiptarëve ofertën dhe zgjidhjen tonë për të gjithë problemet që kanë, ekonominë, krimin, vendosjen e shtetit ligjor”, tha Idrizi.

Por, prania e Idrizit nuk la pa u kuptuar mungesën e kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dulen, i cili nuk gjendej sot në tryezën e opozitës.

Lidhur me vetting-un në politikë si dhe shumë pika të tjera të nxehta në Shqipëri ka reaguar dhe liderja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha:

“Nuk do doja të zgjatesha shumë, por dua edhe në emër të LSI-së, t’i urojë mirëseardhjen kolegëve tanë opozitarë. Bashkimi i forcave opozitare është një sinjal shprese për shqiptarët, por ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe racional në veprimet politike. Në agjendën e radhës do të jetë takimi me qytetarët, sepse janë ato që na kanë votuar. Edhe Edukatoret të kalojnë në vetting, ndërsa vetëm Edi Rama nuk do Vetting”

Në rrjedhën e diskutimeve, edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, dha komentet e tij lidhur me kthimin e Idrizit në opozitë, duke iu referuar dhe rrugës së gjatë përpara për të cilën duhen shumë forca për ndryshim. 

“Rruga është e gjatë dhe e vështirë. Opozita nuk është punë e lehtë. Për këtë kam eksperiencë të gjatë. Është punë gjatë dhe e vështirë kështu që na duhen të gjitha forcat, aq më tepër ato që kanë dëshirë të përzënë Edi Ramën dhe grupin. Bashkohemi përtej problemeve që kemi për t’i hapur një rrugë të re për shumicën prej jush që të jetë ndryshe. Ndryshe Shqipëria do të shkojë poshtë e më poshtë. Falënderoj zotërinë që ka ardhur, shpresoj të vijnë dhe të tjerë. Të bashkohen një pjesë e rëndësishme siç janë intelektualët, akademikët.
Besoj se zoti Basha do na drejtojë drejt një raporti të ri me institucionin më të rëndësishëm që ka Shqipëria që është qytetari shqiptar. Ju falënderoj dhe njëherë. Kjo është një rrugë e gjatë, sa e kemi filluar”, tha ndër të tjera Shehi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN