Skulptori i mirënjohur i shekullit të 19-të, me një përkushtim të paepur ndaj natyralizmit dhe formës së pastër anatomike, August Rodin është i njohur për modelet ndjellëse, shpesh skalitur në grahmat e ngazëllimit ose ankthit, që në epokën e tij konsideroheshin revolucionare.
August Rodin lindi në Paris më 12 nëntor 1840. Një nxënës jo shumë i mirë, në moshën 14-vjeçare u fut në Shkollën Speciale të Vizatimit dhe Matematikës (tani Shkolla Kombëtare e Arteve Dekorative), pikërisht aty zbuloi edhe skulpturën. Kur ishte vetëm 14-vjeç, Rodin iu bashkua Shkollës Speciale të Vizatimit dhe Matematikës në Paris (e njohur sot si Shkolla Kombëtare e Arteve Dekorative), ku do të ushtrohet me Horace Lecoq de Boisbaudran, një piktor i mirënjohur. Gjatë kësaj periudhe, ai përsosi mjeshtërinë e tij në vizatim dhe vendosi të studiojë skulpturë. Më pas, punoi për skulptorë dhe dekoratorë të tjerë. Ai u bë i njohur në 1877, me veprën “Epoka e bronzit”, e cila ngjalli reagime të forta. Vitet 1880 ishin një periudhë pune intensive për August Rodinin, duke shpalosur shumëllojshmërinë krijuese përmes veprave që habisin me shpengimin e shprehjes së emocioneve dhe sensualitetit. Shumë vepra të mëdha datojnë nga ajo kohë, si: “Shën Gjoni Pagëzori”, “Mendimtari”, “Puthja”, “Monumenti i Viktor Hygoit”, “Monumenti i Balzakut” ose “Borgjezët e Calais”-së./Konica.al
Nëse August Rodin njihet për talentin e tij në skulpturë, duhet të theksojmë se fillesat e veta të karrierës ai i pati me vizatimin gjatë adoleshencës.
Me gjithë karrierën e karakterizuar nga suksesi dhe talenti, August Rodin dështoi tri herë në provimin pranues në Shkollën e Arteve të Bukura. Gjithsesi, ai vijon dhe fillon t’i kushtohet ekskluzivisht skulpturës, duke studiuar në mesin e Etërve të Sakramentit më të Bekuar dhe Muzeut të Historisë Natyrore, me artistin Antoine Louis Barye.
Pas disa dështimeve, sidomos në Sallonin e pikturës dhe skulpturës në vitet 1865 dhe 1875, ai niset drejt Italisë, ku u ushqye me veprat e artistëve të Rilindjes, të cilat e frymëzuan të krijonte një nga kryeveprat e tij në skulpturë: “Epoka e bronzit”. Por, edhe një herë, suksesi nuk është me të, madje shumë shpejt e akuzojnë se ka modeluar fytyrën e tij në një trup njerëzor. Akuza të cilat do lënë gjurmë në jetën e skulptorit. Vazhdoi me veprat e veta, edhe pse së pari hasi në vështirësi, por së fundmi u shpërblye me mirënjohje në Sallonin e vitit 1879, për bustin e “Shën Gjon Pagëzorit”.
“Arti nuk ekziston pa jetën, – thoshte Rodin, – iluzioni i jetës arrihet nga një model i mirë dhe nga lëvizja. Këto dy cilësi janë si gjaku dhe fryma e të gjitha veprave të bukura”.
Karriera e madhe e Rodinin, të tillë si e njohim sot, filloi vetëm në vitin 1880, kur skulptori ishte 40-vjeç. Shteti francez përvetësoi skulpturën e tij: “Epoka e bronzit” dhe porositi një portë për Museun e ardhshëm të Arteve Dekorative. Porta në fjalë s’është tjetër veç veprës monumentale të Rodinit: “Porta e ferrit”, e frymëzuar nga “Komedia Hyjnore” e Dante Aligerit. Kjo vepër, për nga realizmi dhe saktësia, do t’i vlejë artistit një sukses të jashtëzakonshëm dhe do t’i lejojë të zhvillojë a posteriori disa skulptura të krijuara fillimisht për Portën, si “Mendimtari”. Vitet e ardhshme do të shënohen nga lavdia dhe veprat e mëdha: “Borgjezët e Calais” dhe “Puthja”, që do t’i japin August Rodin njohjen që ai priste, kështu që në 1887 ai u bë Kalorës i Legjionit të Nderit.
Më pas, të magjepsur nga guximi i skulptorit, shteti francez dhe shoqëri artistike do t’i kalonin porosi të tjera, si: “Monumenti i Viktor Hygosë” dhe “Monumenti i Puvis de Chavannes”, të cilat do të ekspozohen në Sallonet e Shoqërisë Kombëtare të Arteve të Bukura. Fundshekulli XIX është vërtet një periudhë veçanërisht pjellore për Rodinin. Më pas për Rodnin hapet shekulli XX, i cili vendos ta shtrijë suksesin e tij në nivelet më të larta të shoqërisë. Ai ndërmerr shumë ekspozita, në Francë, por edhe gjetkë në Evropë, ku fton artistë, shkrimtarë dhe koleksionistë të admirojnë kryeveprat e tij. Fama e tij rritet ndërsa ai bën takime vendimtare gjatë kësaj periudhe: Rodin miqësohet me poetin austriak Rainer Maria Rilke dhe kryqëzohet me disa klientë të pasur, të cilët po ashtu do bënin porosi për skulptura. Artisti zhytet në ekstazën e botës. Në vitin 1904, ai ekspozoi “Mendimtarin” e tij të famshëm, punë që i dha atij lavdi të paparë.
Për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, aktiviteti i August Rodin filloi të ngadalësohet. Me moshimin, skulptori përjeton edhe disa zhgënjime gjatë viteve të fundit të jetës, mandej sëmuret rëndë. Shumë i dobësuar nga sëmundja dhe i pikëlluar nga vdekja e gruas, Rodini vdiq më 17 nëntor 1917. Fatkeqësisht lufta e pengoi qeverinë franceze të kohës të organizonte një ceremoni mortore të denjë për artistin. Për më shumë se një shekull, August Rodin vijon të konsiderohet babai i skulpturës moderne./Konica.al
Hoteli “Biron” në Paris, i cili shërbeu edhe si atelie e skulptorit në vitet e fundit të jetës, u bë “Muzeu Rodin” falë dhurimeve të skulptorit për shtetin francez.