“Le Journal” ka botuar të premten e 4 prillit 1913, në faqen e katërt, një shkrim në lidhje me intervistën e Faik Konicës për “Neue Freie Presse”, të cilin. Shkrimi është si më poshtë:
“Shqiptarët nuk duan për udhëheqës Dukën e Montpensier-it
Vjenë, 3 Prill. (Nëpërmjet një shkrese të korrespondentit tonë të veçantë.)
Faik Bej Konica, president i kongresit shqiptar në Trieste, ekspozon, në një intervistë të botuar nga ‘Neue Freie Presse’, planet për organizimin e brendshëm të Shqipërisë së re dhe thotë se një punë shumë e rëndësishme, do të jetë edukimi i grave shqiptare.
‘Ne nuk do ta marrim Dukën e Montpensier-it si princ’, tha Faik Bej Konica. ‘Ne nuk kemi nevojë për një njeri mondan. Ne kemi nevojë për një njeri të hekurt dhe do të dimë se ku ta gjejmë.” /Darsiani/