Popullata ilire e Perandorisë Bizantine kishte ruajtur fenë e saj pagane edhe në kohën kur krishtërimi kishte marrë përpjestime të gjëra.
Në kishat ilire në Maqedoni, në kohën e dyndjes sllave në Ballkan, pati një rikthim tek vlerat rrënjëse pagane.
Sipas bizantologut Ralph F. Hoddinot, i konsideruar si një nga njohësit më të mirë të artit kishtar bizantin, kah mesi i shekullit të gjashtë kishat e Radolishtës, Studençishtës dhe Ohrit ishin pjesë e planit të perandorit Justinian për të mbajtur në zotërim tokat perandorake.
«Në rajonin e Ohrit autoritetet bizantine duhej të përballeshin padyshim me ringjalljen e paganizmit ilir. Kjo dëshmohet nga prania në Radolishtë, sikundër edhe në kisha të tjera, e motiveve liturgjike që nuk kanë fare lidhje me artin kishtar të Konstandinopojës apo të Selanikut…», shkruan bizantologu i njohur.
© Salih Mehmeti | Konica.al
Burimi: Ralph F. Hoddinott, Early Byzantine Churches in Macedonia and Southern Serbia: A Study of the Origins and the Initial Development of East Christian Art, Macmillan, 1963, f.233