Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, u shpreh sot se “elementë shumë të rrezikshëm eshte konstatuar që edhe pse ndodhen brenda burgjeve ose si të dënuar apo paraburgosur kanë vazhduar me intensitet të ruajnë lidhjet e tyre kriminale si brenda dhe jashtë burgut duke u bërë rrezik serioz për rendin dhe sigurinë në burgje por jo vetëm.Madje sic tha ajo, “kanë guxuar megjithëse kanë qenë të izoluar në burg të bëhen rrezik serioz edhe për punën e punonjësve të drejtësisë”.
Donika Prela kujtoi se në fillim vit kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjore, ndërkohë që regjimi i posacem ne burgje eshte deleguar edhe per Prokurorin e Krimeve te Renda.