MENU
klinika

Kuvendi, me “top” Presidentit

Balla i hap letrat Metës: Urren Dvoranin nga videopërgjimi me Priftin

15.11.2019 - 10:47

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka quajtur të papranueshëm reagimin e fortë të presidentit të vendit kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Nga foltorja e Kuvendit, në seancën e jashtëzakonshme që po mban, Balla ka akuzuar Metën se po pengon plotësimin e vakancave në Kushtetuese.

“Ky president do të mbahet mend gjatë se u vetëtregua si kundërshtari më i madh i gjykatës kushtetuese. Presidenti po pengon plotësimin e vakancave në Gjykatë që duhet të luajë rolin e vet kushtetuese si mbrojtëse e demokracisë dhe sundimit të ligjit”- tha ai, duke sqaruar se ekspertët i kanë parashikuar ndërkohë edhe mekanizmat zhbllokues, e për këto mekaniza ka sugjerime e veta edhe Komisioni i Venecias.

Duke iu kthyer sulmit të presidentit ndaj kreut të KED, Balla tha se ai po përdor institucionin e Presidenit për të atakuar gjyqtarin që ka qenë pjesë e hetimit të dosjes në ngarkim të tij, e që sipas Ballës, kishte mendim të kundërt me 4 anëtarët e tjerë të trupës gjykuese.

“I bën apel presidentit, është e papranueshme që në cilësinë e kryetarit të shtetit të përgojojë me pa të drejtë drejtues të institucioneve të tjera në vend, kushtetuta jonë e ka vendosur në majën e piramidës, por nuk ndodh asgjëkundi që presidenti të marrë nëpër gojë kryetarin e KED edhe pse në rastin në fjalë presidenti duhet të jetë i fundit në këtë vend për tu marrë me Dvroranin, sa kohë që ai ka qenë një prej 5 gjyqtarëve të dosjes penale në ngarkim të Ilir Metës e që në atë dosje Dvorani ka pasur mendim kundër me 4 anëtaret e tjerë. E padrejtë për këdo por më shumë për ne që kemi mandate përfaqësuese, apo presidenti që të përdorë institucionin e Presidentit për të atakuar një ish gjyqtar që ka gjykuar një cështje në ngarkim të tij e që për rastin  në fjalë mund të ketë kërkuar edhe burg”- tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Respekto vendimet, i detyruar t’i përmbahet listave të KED!"

Dvorani i përgjigjet ashpër Metës: Respekto Kushtetutën!

"Dërgoi listat për plotësimin e 2 vendeve njëherazi"

Vakancat në Kushtetuese, Meta ‘përplaset’ me KED


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!