MENU
klinika

Shkëmbimi i territoreve

Thaçi: Nëse Haradinaj do luftë, le ta bëjë

20.09.2018 - 17:10

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një takim që pati sot me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçin, u shpreh për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se “nëse ai do luftë, lw t’ia nis sa më parë, por jo në studio televizive”.

Presidenti Thaçi foli kështu, pasi ditën e djeshme kryeministri Ramush Haradinaj në emisionin “Opinion”, u shpreh se shkëmbimi ose ndarja e Kosovës çon në luftë.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që ka thënë se kufijtë janë bërë me luftë, Thaçi tha se cilido mund t’ia nisë luftën dhe se nuk e ka ndërmend t’i pengojë.

Ata që po flasin për luftëra, unë nuk jam t’u i pengu, kush të ka qejf le t’ia nis ku të donë, ka 430 kilometra janë kufiri me Serbinë udha e hajrit ju qoftë le të shkojnë, lufta nuk zhvillohet në studio televizive por në terren”, u shpreh presidenti Thaçi.

Thaçi gjithashtu, shtoi se kërkesën për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës në Kosovë e ka bërë vetë lidershipi politik i Luginës.

Gjatë takimit me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi, presidenti i Kosovës thotë se po punon për të institucionalizuar këtë kërkesë, ndërkohë ka cekur se nuk do ta lejojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe të ketë kompetenca ekzekutive, as që të formohet Republika Srpska në Kosovë dhe se Liqeni i Ujmanit (Gazivodës) e Trepça do të mbesin pjesë e Kosovës.

Presidenti Thaçi mbështeti referendumin që do të mbahet në 30 shtator, si dhe i bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë, që të marrin pjesë masivisht në referendum.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë