15.11.2019 - 10:11
Kënga «Përtej Urës së Qabesë» duket të ketë qenë një realitet tejet i shpeshtë për nizamët e redifët shqiptarë.
Ata ndëshkoheshin edhe për incidentet më të vogla me degdisje në vendet më të largëta, shkruan Konica.al.
Gazeta «The Bendingo Independent», e datës 3 nëntor 1903, sjell një tablo të trishtë për 50 rezervistë shqiptarë që u syrgjynosen në Tripoli.
«50 redifë shqiptarë (reservistë) nga rrethi i Prizrenit, janë dënuar me syrgjynosje 15 vjeçare në Tripoli, Afrikë veriore, për ekcese të shkaktuara në vilajetet e Manastirit dhe Adrianopojës», shkruan kjo gazetë. /konica.al/