MENU
klinika

Sondazhi

Ritën apo Duan, cilën pëlqejnë shqiptarët?

20.09.2018 - 19:46

Gazetari Adriatik Kelmendi hapi një sondazh online dhe pyeti se cila i pëlqente më shumë ndjekësve të tij, Rita Ora apo Dua Lipa.

Nga sondazhi më e pëlqyera nga publiku rezultoi të ishte Rita Ora, por mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Duas, e cila ndaloi menjëherë së ndjekuri gazetarin!

Këtë gjë e vuri në vëmendjen e publikut vetë Adriatik Kelmendi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, në të cilin shprehej si më poshtë: “Në Kosovë e pëlqejnë më shumë Rita Orën se Dua Lipën!
Rezultati i anketës: 57% pëlqejnë më shumë Ritan, se sa Duan me 43%.
Por, ky votim juaji si duket nuk i pëlqeu Duas, e cila ma bëri unfollow në Twitter.
Tregojini që unë nuk kam faj – ju keni votu’!’

Për Rita Orën dhe Dua Lipën vazhdon të flitet gjithmonë e më shumë se dy këngëtaret me origjinë shqiptare nuk i flasin njëra-tjetrës, por asnjëherë nuk është zbuluar diçka më shumë.

Ky reagim i Duas mund t’i përforcojë më tej dyshimet që dy patriotet tona ‘nuk janë dhe aq fanse të njëra-tjetrës’.

Adriatiku e thelloi më tej rivalitetin dhe xhelozinë ndaj njëra-tjetrës! Shqiptarët kanë treguar që janë krenar për të dyja këngëtaret shqiptare me famë botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN