Mit’hat Frashëri njihet si një nga politikanët më të aftë që ka njohur Shqipëria, por ai kishte marrëdhënie të mira edhe me femrat.
Kanë qenë të shumta femrat që kanë pasur një marrëdhënie me të dhe shumë prej tyre janë bërë publike.
Këto janë disa letra me përmbajtje erotike që një femër e panjohur i shkruante Mit’hat Frashëri.
Nuk dihet nëse ajo ka qenë e dashura e tij por nga përmbajtja duket se kanë qenë shuëm të afërt.
Letra është shkëputur nga Arkivi i Shtetit në dosjen personale të Mit’hat Frashërit.
“Jam shumë e dëshpëruar pasi deri më sot nuk keni marrë asnji letër. Kjo gjë më dëshpëron shumë pasi nuk ka ndodhur që të mos marrë një letër për kaq shumë kohë nga juve”, shkruan e panjohura.
Në letër shihet një afrimitet pasi ajo e quan Mit’hatin me përkëdheli “Mithatko” ose Mithatxhan.
Në fund të letrës gruaja i shkruan gjithmonë “të puth me mall” bashkëngjitur me firmën e saj.