20.09.2018 - 20:42
Është bojkotuar mësimi në shkollën “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”, në Korçës. Dy klasa të pesta nuk kanë marrë mësim këtë të enjte, për shkak të ndërrimit të turneve, pasi në ketë shkollë ka patur një rritje të numrit të nxënësve.
Kjo ka bërë që klasat e pesta te marrin mësim ne orët e pasdites. Kjo krijuar pakënaqësi te prindërit të cilët janë ngritur në protestë.
I pyetur mbi këtë vendim drejtori i Drejtorisë së Arsimit Korçë, Kristaq Grabocka, tha se nuk sheh asnjë arsye që të bojkotohet mësimi, pasi ambientet në këtë shkollë nuk janë të mjaftueshme për t’u zhvilluar mësimi vetëm paradite për shkak të shtimit nxënësve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Tekste falas në gjimnazin e Fierit
“Janaq Kilica” solidarizohet më nxënësit në nevojë
Pranimet në universitet
Bio-kimia me rekord regjistrimesh në Korçë
Nxënësit në protestë
300 nxënës në Elbasan në protestë, shkolla 2 vite e mbyllur
Prindërit bojkotojnë mësimin