MENU
klinika

"Në ankand gjeniu 16-vjeçar"

Partitura origjinale vlera marramendëse

19.11.2019 - 12:49

      Partitura origjinale me minuete, e shkruar nga Wolfgang Amadeus Mozart, kur artisti ishte 16 vjeç, si dhe një pjesë e koleksionit të Stefan Cvajgut, u shit sot në ankand, për 372 500 euro, thuajse dyfishi i çmimit të vlerësuar.

Dorëshkrimi, që përbëhet nga dy minuete të plota për orkestër, kompozuar në Salzburg, në vitin 1772 me mbishkrimin me dorë nga vetë Mozarti , “Finis”, ishte vlerësuar mes shifrave 150 000-200 000 euro.

Është variant i vetëm i partiturës. Moxarti, ka shkruar gjithnjë variantet e para, pa i ripërpunuar ato më vonë, ndryshe nga Bethoveni, i cili i rishikonte herë pas here kompozimet e tij”, – shpjegoi gjatë ankandit, specialist për partiturat, Simon Maguire.

Dorëshkrimi, që nuk është botuar asnjëherë, përmban disa korrigjime dhe ndryshime të vogla, një apo dy nga të cilat, bërë nga i atit i gjeniut, Leopoldi.

 

Siç dihet, i ati, violinist dhe kompozitor, ishte zëvendës dirigjent në orkestrën e Kryepeshkopit të Salzburgut, si dhe autor i librit për instrumentin e violinës.

Ai e nxiti Moxartin për ta zhvilluar talentin. Qysh në fëmijëri, kur ishte ende tre vjeç, Moxarti filloi të zgjedhë akordet në piano, ndërsa në moshën pesëvjeçarë, filloi të improvizonte minuetat në tastierë./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen