MENU
klinika

Ç'ndodhi këtë herë?

Gjermani-Turqi “s’gjejnë dot paqe”, sërish tensione

21.11.2019 - 10:54

Turqia ka arrestuar një avokat turk të punësuar nga Ambasada gjermane në Ankara,  një masë që mund të rrisë më tej tensionet midis partnerëve të NATO-s.

Siç shkruan euronews, marrëdhëniet midis dy vendeve janë tensionuar për shkak të kritikave gjermane për presidentin Recep Tayip Erdogan për goditjen e kundërshtarëve të dyshuar pas një grusht shteti të dështuar në vitin 2016 dhe ofensivës ushtarake të Turqisë muajin e kaluar kundër milicisë kurde në Siri.

 “Ne po përpiqemi intensivisht të zbulojmë se cilat janë akuzat dhe të heqim masën”, ka thënë një zyrtar gjerman, duke mos pranuar të emërohej. “Arrestimi është i pakuptueshëm”.

Avokati u arrestua në mes të shtatorit, tha zyrtari.

Avokati ishte punësuar nga Ambasada gjermane për të siguruar dokumente në lidhje me shtetasit turq që kishin kërkuar azil në Gjermani, raportojnë mediat gjermane.

Megjithatë, numri i turqve që kërkojnë azil në Gjermani është rritur që nga grushti i dështuar i vitit 2016, për të cilin Erdogan thotë se ishte planifikuar nga përkrahësit e klerikut me qëndrim në Amerikë, Fethullah Gulen.

Midis janarit dhe tetorit të këtij viti rreth 9,500 turq kanë bërë kërkesë për azil në Gjermani, me rritje prej 8% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, tregojnë shifrat zyrtare, duke i bërë turqit grupin e tretë më të madh të azilkërkuesve pas sirianëve dhe irakianëve.

Megjithatë, Kancelarja Angela Merkel, deklaroi se Gjermania është e gatshme të zgjerojë ndihmën për Turqinë për strehimin e refugjatëve sirianë.

Turqia ka nevojë për ndihmë në shumë aspekte për sigurimin e 3,5 milionë personave. “Unë jam gati për këtë”, deklaroi ajo pas takimit me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, gjatë kongresit të Partisë Popullore Evropiane në Zagreb.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ripërsëritja e zgjedhjeve

BE përsëri kritika për Turqinë