Për një periudhë dyvjeçare, ikona shqiptare ekspozohet në UNESCO. Bëhet fjalë për veprën e shekullit të XVII, “Ringjallja e Llazarit”, realizuar nga ikonografi i njohur, Kostandin Zografi.
Ikona “Ringjalla e LLazarit” e Kostandin Zografit, konceptuar fillimisht, si dhuratë për UNESCO-n në kuadër të 60-vjetorit të antarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë, është ekspozuar për një periudhë 2-vjeçare në Paris. Vepra shqiptare e shek. XVII do të qëndrojë krah veprave të ndryshme botërore.
Për ekspozimin e veprës është zgjedhur një ambient me dukshmëri specifike, ku puqen kultura të kohëve, traditave dhe kombësive të ndryshme. Vet ministrja e Kulturës, ka qenë e pranishme në selinë e UNESCO-së në Paris, gjatë ceremonisë së inaugurimit, të kësaj vepre, të trashëgimisë shqiptare.
Vepra “Ringjallja e Llazarit”, pjesë e fondit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, pasi u restaurua, fillimisht u mendua të dhurohej në UNESCO, për 60-vjetorin e antarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë. Por, qeveria pas shumë kundërshtimeve të specialistëve të trashëgimisë, para një muaji shfuqizoi vendimin, duke e anuluar këtë vendim.
Vepra është cilësuar si përfaqësuesja e artit ikonik shqiptar, që është zhvilluar në shekullin e XVIII edhe vjen nga kisha e Ungjillëzimit. Ndërsa, përmbajtja e saj lidhet më një rit fetar, që festohet para Pashkëve, duke u njohur në historinë e Biblës, si Ngjallja e Shën LLazarit, një nga mrekullitë e Krishtit.
Llazari në besimet popullore njihet si mbrojtës i pyjeve dhe simbolizon kufirin mes jetës tokësore dhe botës së përtejme.