Tre vite më parë një aksident tragjik me motor i mori jetën Ergi Dinit. Humbja e tij ishte një dhimbje e madhe jo vetëm për familjarët e tij, por për të gjithë shqiptarët të cilë e njihnin si një këngëtar plot talent.
Ergi ka lënë pas një pasuri të madhe, projektet e tij muzikore. Ndërsa përgjatë këtyre 3 viteve të largimit nga jeta përkujtohet me mall, e tepër me dimbje nga familjarët.
Babai i tij, Dashamir Dini përloti njerëzit me një dedikim emocionues në përvjetorin e vdekjes së djalit.
Në një postim në Facebook i drejton disa vargje ku i shkruan sesa shumë i mungon dhe sesa dhimbje i ka shkaktuar vdekja e tij.
Postimi i plotë
ERGIT,NE 3-VJETORIN E LARGIMIT…
Ergi Dini, KUNDER AKSIDENTEVE.
Ka 3 vjet
qe ditet e mija te percelluara nga malli
jane nxi
e janë ba muzgje.
Ka 3 vjet
që rri i varur
ne litarin e durimir,
tuj vezhgu
yjet qe bien nga qielli,
me shpresë
se njeri nga ata
je Ti,
që po kthehesh.
Ka 3 vjet
qe Nana jote,
e përhumbur
nèn vellon e bardhë
te një endrre të lashtë nënash
përgatit një dasëm
e pret një nuse….
që kurrë s’do të vijë.
Unë endem,e endem
qiejve te verbër të netëve,
per me mujt me gjet
Yllin e shuar të Fatit Tand,
e me ndez
edhe nje herë
me flaket e mallit…
Dashamir Dini