MENU
klinika

E ardhmja e trajnerit argjentinas

Pochettino drejt Bayern-it, anglezët vënë bast për…

21.11.2019 - 16:40

Pas shkarkimit nga Tottenham, Mauricio Pochettino-n e shohin si trajnerin e ardhshëm të Bayern Munchen. Drejtori sportiv i klubit bavarez Hasan Salihamidžić ka takuar argjentinasin në të kaluarën dhe, sipas Bild, oferta është bërë.

Karl-Heinz Rummenigge, drejtori gjeneral i Bayern, ka deklaruar se trajneri aktual Hans Flick do të mbetet në krye deri në Krishtlindje, por mendimi është që tani ai të stërvisë bavarezët edhe për pjesën e mbetur të sezonit, përpara se Pochettino të marrë përsipër detyrën në qershor.

Por nëse në Gjermani flitet për te Bayern Munchen, në Britani po vënë baste që Mauricio Pochettino do të kalojë te Manchester United. “Djajtë e Kuq”, me Ole Gunnar Solskjaer në dyshim, kuotohen si pretendentët kryesorë për të marrë shërbimet e trajnerit argjentinas.

Kujtojmë se në Angli është e mundur që një trajner të transferohet nga një ekip te tjetri gjatë të njëjtit sezon. Në vend të dytë britanikët rendisin Bayern Munchen, ku Pochettino do të nisë aventurën e re.

Ndërsa në vend të tretë renditet Reali i Madridit, i ndjekur nga Paris Saint-Germain, që nga ana tjetër, ka avantazh faktin që argjentinasi ka luajtur me francezët. Seria A shihet si liga më pak e mundshme ku Mauricio Pochettino të drejtojë një skuadër për momentin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin