MENU
klinika

Shtypi serb më 1913

Shqiptarët po mësyjnë Prilepin e Kërçovën

22.11.2019 - 07:37

Ende pa u mbushur mirë një vit prej pushtimit serb të Kosovës dhe Maqedonisë, shqiptarët shpërthyen në kryengritjen e parë masive antiserbe.

Në shtator të vitit 1913, shqiptarët nisën të sulmonin garnizionet e hapërdara serbe në qytetet e Maqedonisë perëndimore, duke iu shkaktuar humbje të pallogaritshme, shkruan Konica.al.

I tillë ishte paniku në radhët e forcave të çakërdisura serbe, sa shtypi në Beograd shkruante se 50 mijë shqiptarë kishin kapur armët.

Korrespodenti i «Hamilton Spectator», duke u bazuar në telegrame nga kryeqyteti serb, jepte një pasqyrë të përmasave të gjëra të kryengritjes.

«Mësohet se 50 mijë shqiptarë po mësyejnë drejt Prilepit, Prizrenit, Tetovës dhe Kërçovës. Ikanakët po mblidhen në Manastir. Thuhet se shqiptarët po bëjnë mizori të tmerrshme. Serbia me ngut po i dërgon përforcimet në kufi”, përcjell kjo gazetë ethet e frikës që kishin kapëlluar Serbinë». /konica.al/