MENU
klinika

Përgjigjen historianët grekë…

Kur u vendosën arbërit në Greqinë bizantine?

22.11.2019 - 07:53

Vendosja e arbërve në Greqinë mesjetare vlerësohet si një nga momentet që i ndryshoi pakthyeshëm faqen demografike këtij çipi që asokohe ishte nën Perandorinë Bizantine.

Pyetjet se kur zanafillon prania arbërore në këto vise kanë dhënë përgjigjje të ndryshme: një pjesë e madhe e dijetarëve, përfshirë edhe ata grekë, besojnë që kjo duhet të ketë ndodhur gjatë shekullit katërmbëdhjetë, kurse të tjerë e çojnë disa shekuj më herët këtë prani, shkruan Konica.al.

Por, është një traditë në historiografinë greke që është e bindur se prania arbërore në Greqi ndërfutet edhe më thellë në shekuj.

Sipas historianit grek, Konstandin Sathas, arbërorët si aleatë të avarëve kanë penetruar vendin qysh në shekullin e gjashtë. Duke polemizuar me historianin Jakob Filip Fallenmayer që besonte se populli i lashtë grek ishte sllavizuar, medievisti nga Athina besonte se të vendosurit në Peleponez nuk ishin sllavë, por arbërorë.

Ai e mbështeste hamendësimin e tij jo vetëm në të dhënat onomastike, por edhe në lidhjen, që, sipas tij, kishte gjuha shqipe me dialektin grek të Cakonisë.

Ideja qendrore e hipotezës së tij ishte se autorët bizantinë e kishin korruptuar termin ‘arbër’/’arban’ në ‘avar’.

Sathas sillte edhe prova të tjera që mbështesnin supozimin e tij: ai pretendonte se në Qipro kishte pasur një koloni arbërore qysh në shekullin e katërt.

Megjithëse ideja e tij nuk mori miratimin e brezave të mëvonshëm të historianëve në Greqi, pati dijetarë të rinj si S.G. Panayotopulos dhe P.Kanelidis që besonin se arbërit janë vendosur shumë shekuj më parë sesa që pranohet zyrtarisht.

Në këto vija endej edhe studiuesi arvanit Petros Furiqis i cili e etimologjizonte emërvendin e Manit me fjalën shqipe ‘man’, dhe kjo, sipas tij, vërtetonte që arbërorët ishin shumë më të hershëm sesa pretendimet e dijetarëve bashkëkohorë. /konica.al/

© Salih Mehmeti | Konica.al