22.11.2019 - 16:00
Menjëherë pas takimit me gjyqtarin e shkarkuar nga Vettingu, Besnik Muçi, që ishte dhe anëtar për në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar shpalljen e vakancës për këtë vend.
Meta pranon shkarkimin e Muçit nga Komisioni i Pavarur i Apelimit dhe i hap rrugë zgjedhjes së një tjetër gjyqtari për në Gjykatën Kushtetuese.
“Shpallja e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Muçi”, thuhet në dekret.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
A do të dilet nga 'ngërçi' i dy viteve?
Anëtarët e Kushtetueses, Parlamenti nis punën për zgjedhjen e tyre
Emrat e aplikuesve