MENU
klinika

Nadal protagonist

Spanja fiton për të 6-n herë Kupën Davis

25.11.2019 - 09:51

Ndoshta ndikoi edhe aktiviteti në fushën e vet. Spanja triumfoi për të 6-n herë në historinë e saj turneun e Kupës Davis (Davis Cup), eventi i ekipeve kombëtare për meshkuj në tenis.

Një turne që u zhvillua përgjatë gjithë javës në Madrid, ku në fund triumfoi kombëtarja vendase. Në finale, skuadra spanjolle fitoi 2-0 ndaj Kanadasë.

Në përbërje të kombëtares së Spanjës ishin Rafael Nadal, Feliciano Lopez dhe Roberto Bautista-Agut, që ia dolën mbanë të triumfojnë në shtëpinë e tyre.

Për Nadal, kjo është hera e pestë që e fiton këtë trofe, të cilin e ka ngritur më parë edhe në vitet 2004, 2008, 2009 dhe 2011. Për fituesit edhe një premio pre 2.1 milionë dollarësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN