MENU
klinika

Afati dhe kriteret

KPL/ Fillon gara për drejtuesin e SPAK

25.11.2019 - 13:20

Pasi emëroi 8 prokurorët e rinjë, që do të jenë pjesë e SPAK, KLP çeli sot garën për pozicionin e drejtuesit të SPAK, e cila do të jetë e hapur për një afat kohor prej 15 ditësh duke nisur nga kjo e hënë.

Eksperienca në ndjekjen e cështjeve sensitive, eksperienca dhe aftesia në organizim dhe drejtim strukture, janë disa nga kriterekt bazë që do të merren në konsideratë në vlerësimin e kandidatëve që do të aplikojnë për drejtimin e SPAK. Gjithashtu si pjesë e vlerësimit për kandidatët, do të shërbejë eksperienca në hartim të rregullt administrativ.

Eksperienca në cështje me ndjeshmëri të lartë publike ku është dashur edhe bashkëpunimi me median; Eksperienca në menaxhimin e burimeve njerëzore; Vizioni dhe plani që do ndjekin për krijimin e Prokurorisë së Posacme; Imazhi publik i kandidatëve.

Sandër Beci në funksionin e relatorit u shpreh në emër të Komisionit të Posacëm për ngritjen e SPAK së diskutimi është bërë pjesë e disa mbledhjeve të komisionit të posacëm ku kanë asistuar edhe ndërkombëtarët.

Thelbi qëndron në faktin se paçka se me ligj kërkohet votimi si akt final duke e parë në mënyrë komplekse, ky votim nuk përjashton vlerësimin për secilin prej kandidatëve për drejtues që do bazohet në meritokraci, profesionalitet dhe kushte të nevojshme për ngritjen në detyrë.